MENU
klinika

“Shënjestra e mediave tona nuk është Rama”

Meloni falenderon qeverinë për kampin në Shëngjin: BE të marrë shembull

05.06.2024 - 13:42

Nga Shëngjini, ku po mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp, kryeministrja Italiane është shprehur para mediave se shënjestra e sulmeve të mediave italiane, nuk është kryeministri Edi Rama, apo qeveria që ai drejton.

“Italianët e kuptojnë këtë dhe janë mirënjohës,” shtoi Giorgia Meloni teksa falënderoi qeverinë por edhe popullin shqiptar për ndihmën që po i japin shtetit fqinj për t’u përballur me flukset migratore, me nënshkrimin e marrëveshjes për emigrantët.

Meloni e vizitoi Shqipërinë sot për të parë më nga afër punimet që po bëhen në hapësirat që janë vënë në dispozicion të shtetit italian për pritjen e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër. Megjithatë, një vëmendje të shtuar si kryeministri Rama, ashtu edhe homologia e tij ia kushtuan atyre që u raportuan në dy emisionet investigative të “Rai 3.”

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, sipas kryeministres italiane, duhet të jetë shembull edhe për vende të tjerë të Unionit.

“Kemi parë një fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare, Shqipëria është etiketuar si një narko-shtet…Nuk është hera e parë që Rama e Shqipëria, i ofrojnë bashkëpunimin Italisë. Historia ka treguar se ajo ka pasur dëshirën për të qenë pjesë e BE. Për të zgjedhur ato mundësi bashkëpunimi dhe nuk i ka munguar asnjëherë mbështetja e Italisë.”

Për vonesat në përgatitjen e hapësirave të pritjes, Meloni tha se ndër të tjera ato kanë ardhur edhe për shkak të terrenit të vështirë.

Georgia Meloni: Do doja të thosha që jam a e lumtur që jam këtu, që pata rastin t’ju takoj, që Rama pati mundësinë të verifikonte nga afër situatën e punimeve që po realizohen në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar. Do doja të thosha, ashtu si kundër pamë dhe dëgjuam nga Rama, se vendet tona janë dy vende mike, vende që historikisht kanë bashkëpunuar së bashku. Falënderoj sërish kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar për ndihmën që na dhanë që ne të realizonim këtë marrëveshje, që shpresoj të jetë shembull për BE. S’më mbetet veçse të përsëris afërsinë e popullit italian me Ramën, për sulmet që i janë bërë. Kemi ndjekur një fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare, kemi dëgjuar edhe etiketime sikur është narkoshtet, sepse nuk është hera e parë që qeveria shqiptare ofron ndihmë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN