MENU
klinika

"Europa s’i donte, këtu sollëm ligjin europian"

Meloni përplaset me deputetin e opozitës në Shëngjin, Magi: T’ju vijë turp!

05.06.2024 - 15:22

Një deputet i opozitës italiane është përplasur në Shëngjin me Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni për kampin e refugjatëve në Shqipëri.

Pikërisht në vendin ku është ngritur qendra e pritjes së emigrantëve, në Shëngjin, deputeti i Plus Europa në Itali, Ricardo Magi, shfrytëzoi momentin pas Meloni përfundoi aktivitetin me Kryeministrin Edi Rama, për të sulmuar verbalisht Kryeministren italiane.

“Jo Guantanamo italiane në Shqipëri”, ka thënë Ricardo Magi, i cili kundërshton marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët.

Përplasja verbale mes tyre është filmuar nga punonjësit e mediave që ndodheshin aty për të ndjekur vizitën e Melonit.

Debati i brendshëm politik i Italisë u zhvendos sot në Shëngjin aty ku ishte dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni për të parë nga afër qendrën e pritjes së emigrantëve.

Deputeti Italian Ricardo Magi, nga partia +Europa është përplasur me kryeministen Meloni.

“T’ju vijë turp! Imagjino cfarë do u ndodhë atyre të shkretëve që do të mbyllen këtu! Thotë ai.

‘Europa nuk i donte. Kemi sjellë legjislacioni europian këtu’ thotë Meloni ndërsa po hipte në makinë’ i thote Meloni.

“Po protestojmë për atë marrëveshje të shpifur që dy kryeministrat po na e prezantojnë si një leksion civilizimi. Cfarë Europe, ata që do të vijnë këtu do të jenë përballë dhunimit dhe shkeljeve të të drejtave. Meloni që ka kurajo të më thotë që po bëj fushatë po bën vetë fushatë elektorale, një spot elektoral 1 miliard euro” tha Magi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN