MENU
klinika

Fredi Beleri flet nga burgu për median greke

“Qëllimi im është të mbroj të drejtat e minoritetit në Shqipëri”

06.06.2024 - 10:00

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri thotë se qëllimi i tij është që të mbrojë të drejtat e minoritetit në Shqipëri.

Nga burgu, ai foli për radion greke SKAI, duke deklaruar se “nëse zgjidhet eurodeputet do bëj të njëjtën gjë, do mbroj të drejtat e minoritetit, por nga një pozicion tjetër”.

Beleri u shpreh se regjimi i Ramës e ndaloi me procedura të paprecedentë.

Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë do të ndodhë nëse ai zgjidhet eurodeputet, ai vuri në dukje se “nuk ka asnjë dispozitë përkatëse në ligjin shqiptar”. Beleri i shpreh se “gjykata e apelit pritet që të ulë dënimin”. Në çdo rast, theksoi ai, nëse dënimi mbetet i njëjtë, ai do të lirohet deri në fund të shtatorit.

Beleri vlerësoi se çështja e tij do të shkojë deri në fund, duke thënë se “nuk e sheh Rama të ketë oreks për negociata”.

Në fund, Beleri nënvizoi se nëse shpallet i pafajshëm dhe ligji e lejon, do të pretendojë sërish të marrë kryetarin e bashkisë Himarë.