MENU
klinika

Garda rreshtohet tek foltorja! Ndërpritet seanca

Lindita Nikolla nuk pranoi kërkesën për të futur Berishën në Grupin e PD-së! Tensione në sallë

06.06.2024 - 10:43

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk pranoi kërkesën e Gazment Bardhit për të futur Sali Berishën në Grupin e PD-së.

Vendimi i saj është kundërshtuar nga deputetët demokratë, pjesë e grupit të ish-kryeministrit, duke e konsideruar si antikushtetues.

Por, Lindita Nikolla nuk është tërhequr nga vendimi i saj dhe deputetët e opozitës i janë drejtuar foltores.

Në sallë janë futur punonjësit e Gardës të cilët janë rreshtuar përpara mimistrave, ndërsa kryeparlamentarja ndërpreu seancën për 5 minuta