06.06.2024 - 12:53
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, sot mandatoi për formimin e qeverisë së re, kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit. Presidentja me këtë rast tha se Mickoski ka mundësi serioze për të formuar qeverinë e ardhshme.
“Sipas Kushtetutës një nga detyrat e presidentit është dhe ndarja e mandatit për formimin e Qeverisë. Mandati i ndahet 10 ditë pas konstituimit të Kuvendit.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka mundësi serioze që të formoj qeveri, gjegjësisht të grumbulloj 61 vota për programin dhe përbërjen e qeverisë së re të cilën do ta prezantoj në afat prej 20 ditëve”, tha Siljanovska-Davkova.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut
“Ballkani së pari, pastaj Brukseli!”
Zëvendëskryeministri i M. e Veriut, Artan Grubi
“Institucionet e Kosovës duhet të përkrahin nismën e Ramës”
Kovaçevski paralajmëron maqedonët
“Na pret një dimër i ftohtë!”
Maqedoni e Veriut