Partia Omonia e ka konsideruar dorëheqjen e kryetares së komanduar të Himarës Blerina Bala si një truk të qeverisë për të emëruar në vend të saj Arqile Bollanon ish nënkryetarin e Bashkisë së Jorgo Goros, i cili ndodhet në burg.
Sipas Omonia largimi i saj do të sjellë rikthimin e bandës së hajduteve në krye të Bashkisë Himarë dhe kjo, sipas saj, ndodh pasi nuk lejojnë që kryearti i zgjedhur me votë Fredi Beleri, i cili është dënuar me burg për vjedhje të votave, nuk lejohet të mandatohet.
“Lajmi se Kryetarja e emëruar nga Këshilli Bashkiak Himare , Blerina Bala dha dorëheqjen ( e detyruar nga Kryeministri ) ne fillimin e sezonit turistik dhe nxitimi për te emëruar ne vend te saj Arqile Bollanon ish nen kryetarin e Bashkisë te Jorgo Goros shënon kthimin e bandës se hajduteve ne krye te Bashkisë Himare. Ky kalim i pushtetit nga njeri humbës te tjetri ne kundërshtim flagrant me Kushtetutën duke i mohuar fitimtarit ne zgjedhje mandatin politik për te qeverisur Bashkinë Himare dhe këto kalime nga nje “Kryetar” i pa votuar te tjetri , humbës i certifikuar dhe dallaveraxhi tenderash, është një rekord i ri i paligjshmërisë dhe qeverisjes autokratike qe është instaluar ne Shqipëri!”, shkruan Omonia.
Partia Omonia në Himarë ka kërkuar gjithashtu nga SPAK që të hetojë një kallëzim që është bërë më herët nga Fredi Beleri lidhur me tenderat dhe lejet e ndërtimit në Bashkinë Himarë.
“OMONIA Himare , sqaron opinionin publik dhe himariotet se kjo bande hajdutesh e kallëzuar ne SPAK disa muaj me pare nga Fredi Beleri për abuzime me miliona euro ne tenderat publike dhe financat e Bashkisë Himare po tenton te kryeje vjedhjen e radhës me ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve Himare , aseteve dhe burimet e ujit te Ujësjellësit Kuc- Kallarat -Bolene te cilat i kane kaluar një “Shoqërie” te pa emer te krijuar ne kundërshtim me ligjin duke i zhvatur popullit te Himarës një nga pasuritë me te mëdha , qe është uji i pijshëm , e duke ua dhënë ne pronësi e administrim kujt te doje Kryeministri Rama.
I bëjmë me dije Opinionit Publik se kjo afere korruptive qe po detyron Kryetarin e Këshillit Bashkiak Himare Dhimiter Kapaj dhe sekretaren e këtij Këshilli Helena Memushaj te falsifikojnë haptazi , me firme dhe vule vendimet e Prefektit te Qarkut Vlore dhe Këshillit Bashkiak Himare per te ndjekur ne rruge ligjore penalisht dhe civilisht me qellim anulimin e marrëveshjes – vjedhje nr 3252 date 13.07.2023 nënshkruar mes Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkisë Himare te firmosur nga Jorgo Goro do te marre ndëshkimin e merituar shume shpejt si nga populli i Himarës ashtu edhe nga drejtësia , sado e komanduar apo e manipuluar te jete .
Këshilltaret e përgjegjshëm te këtij Këshilli Bashkiak , pa dallim partiak , duke u udhëhequr nga ndjenja e detyrës dhe përgjegjësia para popullit te Himarës i janë drejtuar tashme organeve kompetente për te zbardhur kete afere qindra miliona euro e kryer ne dem te popullit te Himarës .
Kalimi i ndërmarrjes se Ujësjellës Kanalizimeve Himare , shoqëri aksionare , pa vullnetin dhe miratimin e Këshillit Bashkiak Himare , pa miratimin dhe konsensusin e banoreve vendas dhe pa kryer procedurat ligjore ne përputhje me ligjet ne fuqi është një vepër penale qe do te denoncohet publikisht , para organeve te drejtësisë dhe ne çdo organizëm ndërkombëtar si një ndërhyrje e pushtetit qendror dhe qeverise mafioze qe pasi vodhi zgjedhjet e lira dhe mandatin e Kryebashkiakut Beleri , po vjedh me ndihmën e shërbëtoreve qe s’pyesin për burg e ligj pasuritë me te çmuara te Himarës , tokat , ujin , plazhet ! I bëjmë thirrje SPAK , te hetoje sa me pare kallëzimin e dërguar për hetim nga Kryetari i Zgjedhur me vote Fredi Beleri për tenderat dhe lejet e ndërtimit ne Bashkinë Himare , me qellim kthimin e ligjshmërisë ne këtë Bashki , ndëshkimin e hajduteve qe po marrin grada dhe kthimin ne normalitet ne funksion te qeverisjes se përgjegjshme për qytetaret e banoret e Himarës.
I kujtojmë atij qe do te emërohet nga partia ne pushtet se nuk ka legjitimitet politik te qeverise Himarën dhe se banda e hajduteve ku bën pjese do te te lere ne balte se shpejti”, thuhet në deklaratën e tyre.
Blerina Bala dha dorëheqjen nga kryetare e Komanduar në Bashkinë Himarë për shkaqe personale. 2 emrat e diskutuar për të marr drejtimin janë Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano, ndërsa ky i fundit u emërua edhe nënkryetar i Bashkisë Himarë pak ditë më parë. Procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të komanduar do të kaloj sërish në këshill Bashkiak.
Blerina Bala u zgjodh më 19 mars si drejtuesja e përkohshme e Bashkisë Himarë, pas dorëheqjes së kryebashkiakut në detyrë, Jorgo Goro, i cili njoftoi largimin nga detyra një ditë pas arrestimit me urdhër të SPAK.