MENU
klinika

“Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë”

Rama: Shqipëria ka kry punë me këtë opozitë

06.06.2024 - 20:14

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në platformën “X”, komentoi ngjarjet e sotme në Parlament. Ai i bëri thirrje shqiptarëve që me votë ta shkatërrojnë përfundimisht opozitën.

Rama ka reaguar në lidhje me kaosin e krijuar sot në Kuvend nga deputetët e Rithemelimit. Kreu i qeverisë ka rreshtuar edhe arsyet e këtij kaosi që krijuan deputetët e Rithemelimit, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që t’i shkatërrojnë përfundimisht me votë.

‘Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament? Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare; Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë;

Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë; Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie; Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës.

Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e radhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta. Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush.’- shkruan Rama.