MENU
klinika

U vra nga bashkëpronari i hotelit

Gjendet trupi i recepsionistit Eraldo Nevruzi

07.06.2024 - 11:13

Është gjetur trupi i recepsionistit, Eraldo Nevruzi, i cili dyshohet se u vra nga bashkëpronari i hotelit “Greccia”, Gerald Shehu pak pas mesnatës së të mërkurës (6 Qershor).

43-vjeçari Gerald Shehu, sipas uniformave blu, “zhduku” trupin e pajetë të Eraldo Nevruzit i ndihmuar nga dy punonjësit e hotelit, 33-vjeçari Daniel Qose dhe 30-vjeçari David Larti.

Autori i dyshuar, i cili u arrestua në aeroportin e Korfuzit në tentativë për t’u arrastisur në Angli, ende nuk është marrë në pyetje pasi s’ka mbërritur akoma në Shqipëri.

Dyshohet se 31-vjeçari është qëlluar për vdekje nga Gerald Shehu dhe më pas trupi i tij është mbështjellë nga tre personat duke e nxjerrë jashtë ambienteve të hotelit. Po hetohet nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë në këtë ngjarje të rëndë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshohet se u vra nga dhëndri i pronares së biznesit

Detaje/ Zhduket recepsionisti i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi

Eraldo Nevruzi u vra me armë zjarri nga bashkëpronari i hotelit

Policia në kërkim të trupit të 31-vjeçarit, kontrolle me dron në Gjipe!