Drejtoria e Burgjeve thotë se po heton rastin e vdekjes të Eduard Kokës, i cili ndërroi jetë dy muaj pas arrestimit dhe që ndodhej në qelitë e burgut të Reçit në Shkodër.
Me anë të një njoftim sqaron se Koka ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Shkodrës.
Sipas Drejtorisë së Burgjeve ai ishte dërguar i vetëdijshëm në spital, me probleme në frymëmarrje, por më pas ka ndërruar jetë.
“Në orën 06:30 të mëngjesit, i ndjeri është ankuar tek punonjësi i rolit bazë se nuk ndjehej mirë dhe se kishte probleme me frymëmarrjen. Menjëherë janë lajmëruar infermierët e turnit dhe është dërguar në infermieri i vetëdijshëm. Duke parë gjendjen jo të mirë shëndetësore është nisur me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku ka mbërritur rreth orës 07:15 dhe ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit rreth orës 07:45”, thuhet ne reagim.
Reagimi:
Sot, më datë 07.06.2024 në orën 07:45, i paraburgosuri në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Reç-Shkodër, Eduard Gjon Koka ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Në orën 06:30 të mëngjesit, i ndjeri është ankuar tek punonjësi i rolit bazë se nuk ndjehej mirë dhe se kishte probleme me frymëmarrjen. Menjëherë janë lajmëruar infermierët e turnit dhe është dërguar në infermieri i vetëdijshëm.
Duke parë gjendjen jo të mirë shëndetësore është nisur me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku ka mbërritur rreth orës 07:15 dhe ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit rreth orës 07:45.
Eduard Koka, i biri i Gjon dhe Mrike, lindur më 14.03.1979 në Reps, Mirditë dhe banues në Lezhë, ishte i martuar dhe i padënuar më parë. Ai ishte arrestuar më datë 02.04.2024 për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” të parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. I ndjeri ishte akomoduar në IEVP Reç me datë 02.06.2024, i transferuar nga IEVP Lezhë. Në kartelën e tij mjekësore nuk referohen probleme shëndetësor.
Ngjarja është nën hetim nga autoritetet përkatëse. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe IEVP Reç i shpreh ngushëllimet familjes e të ndjerit dhe sigurojnë opinionin publik se do të bëjnë gjithçka për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të burgosurve.