Princ Harry dëshiron që të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar, në shtëpinë ku ai lindi dhe u rrit, sipas Marca.
Mirëpo ajo që po ia prish planet Princit është bashkëshortja e tij Meghan Markle, e cila nuk dëshiron që të rikthehet edhe një herë në shtëpinë që çifti është përzënë 4 vite më parë.
“Princi Harry thuhet se po priste një kthim në Mbretërinë e Bashkuar, por Meghan Markle nuk dëshiron dhe kjo gjë e pengon atë.
Jam i sigurt se Harry do të donte të kishte një shtëpi të përhershme në Mbretërinë e Bashkuar”, tha eksperti mbretëror Kinsey Schofield.
Ndërsa vazhdoi: “Meghan Markle është e vetmja gjë që e pengon Harryn të rikthehet në vendlindje, dhe ajo na thotë përmes veprimeve të saj që nuk ka dëshirë të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.”
39-vjeçari i cili u tërhoq nga detyrat e tij si punonjës mbretëror së bashku me gruan e tij 5 vite më të madhe së bashku me fëmijët e tyre kanë banuar në Montecito, Kaliforni, që nga viti 2020.
Duka dhe Dukesha e Sussex kanë ndërtuar një jetë për veten e tyre në Shtetet e Bashkuara, duke punuar me Netflix dhe Spotify dhe duke zbuluar detaje sekrete për jetën e tyre në familjen mbretërore.
Tregimet e tyre kanë shkaktuar dëme të mëdha në marrëdhëniet e tyre me Mbretin Charles dhe Princin William.
Pse Princi Harry dëshiron kthimin në Mbretërinë e Bashkuar?
Mosmarrëveshja e vazhdueshme mes çiftit i lë dy fëmijët e tyre të vegjël, Archie dhe Lilibet, në një situatë të vështirë. Harry ka shprehur dëshirën e tij që fëmijët e tij të jetojnë në vendin e tyre, por Meghan nuk është e prirur pasi pretendon se nuk do trajtohen mirë nga media dhe anëtarët e familjes mbretërore.
Për më tepër, diagnoza e kancerit të mbretit Charles do të thotë që Harry dëshiron të përpiqet të bëjë paqe me babanë e tij për shkak të seriozitetit të gjendjes së tij shëndetësore.
Princi Harry dhe Mbreti Charles kanë qenë në mosmarrëveshje kohët e fundit, dhe aq më tepër që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 2022.