MENU
klinika

Eurodeputeti slloven sulmon presidentin serb

Vuçiç fillon ‘ndërhyrjet’ në zgjedhjet europiane

07.06.2024 - 12:45

Klemen Groshelj, një deputet në Parlamentin aktual Evropian (PE) bëri një pretendim të çuditshëm kundër presidentit serb Aleksandër Vuçiç, se ai ndërhyri në kandidaturën e tij për eurodeputet përmes Zoran Jankoviç, kryetarit të bashkisë së Lubjanës.

Mohimet erdhën shumë shpejt: fillimisht Jankoviçi e mohoi, e më pas në gjithë rrëfimin ndërhyri edhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, i cili i cilësoi pretendimet “të pakuptimta”. Groshelj duhej të zinte një vend të lartë në listën e Lëvizjes Svoboda si kandidat për një mandat të ri, por, siç tha vetë, atij iu ofrua një vend shumë më i ulët, gjë që e pengon të rihyjë në EP. “Në atë periudhë, përveç sulmit ndaj meje nga presidenti i Serbisë, Vuçiç nuk pati ndonjë ngjarje tjetër politike që mund të ndikonte në kandidimin tim.

Përveç kësaj, dihet ndikimi i madh i kryetarit të komunës së Lubjanës (Zoran) Jankoviq në politikën e Svobodës, duke përfshirë mbështetjen e tij të drejtpërdrejtë për SNS-në dhe presidentin Vuçiç në zgjedhjet lokale dhe ndryshe. Natyrisht, nuk kam asnjë provë të padiskutueshme për këtë, por rrethanat rreth pozicionit tim në listën Svoboda janë mjaft të pazakonta dhe të dyshimta”, tha Groshelj për N1.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Jankoviç mohoi pretendimet e tij. Por historia nuk u ndal me kaq. Më pas gjithçka mori përmasa edhe më të mëdha, sepse u përfshi Robert Golob , kryeministri i Sllovenisë, i cili tha se deklaratat ishin “marrëzi e plotë”.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian (PE) nisën dje dhe do të mbahen deri më 9 qershor dhe detyra e parë e 720 deputetëve të rinj do të jetë zgjedhja e presidentit, e më pas presidentit të Komisionit Evropian dhe gjithë përbërjes së tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN