MENU
klinika

Pritet të ndërtohen bunkerë të rinj

Çfarë po ndodh? Gjermania përgatitet për luftë!

07.06.2024 - 13:30

Mediat gjermane raportuan se zyrtarët e qeverisë në Berlin kanë dhënë rekomandime se si qytetarët të mbrohen në rastin e një lufte të mundshme me Rusinë.

Shqetësimet rreth rritjes së rreziqeve të sigurisë nga një pushtim i plotë rus i Ukrainës kanë bërë që këshillet lokale t’i bëjnë thirrje qeverisë të rivendosë në funksion bunkerët e vjetër, raportuan mediat gjermane.

Mediat shtojnë se strehëzat publike “nuk janë një mbrojtje adekuate kundër armëve moderne” dhe dhomat ose bunkerët ekzistues në ndërtesat publike, dyqanet e mëdha, parkingjet nëntokësore dhe stacionet e metrosë do të ishin të përshtatshme më së shumti për qytetet e mëdha.

Kërkesa për rindërtimin e bukereve të rinj është rritur dhe nga qytetarët gjerman, të cilët mendojë se lufta mund të jetë afër.

“Por ndryshe nga Lufta e Dytë Botërore, bombardimet masive nuk priten dhe sulmet ndaj objektivave të zgjedhur si ndërtesat qeveritare janë më të mundshme”, deklarojnë ekspertët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Putin në gatishmëri të destabilizojë rajonin”

‘Die Welt’ alarm për konflikt të ri në Ballkan: BE e ka lënë pas dore