Ambiciet për të zhvilluar turizmin po sjellin një zgjerim të sektorit të fluturimeve në Shqipëri. Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve e rendit Shqipërinë në vendin e parë sa i takon fluksit ajror të pasagjerëve për muajin prill të këtij viti. Klasifikimi më i fundit nga ky institucion tregon për një rritje me 260.8% në pasagjerëve e pasagjerëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj, në një intervistë për RTSH, bën me dije se fluksi i shtuar i turistëve ka bërë që të ketë nevojë për më shumë investime sa i përket infrastrukturës aeroportuale.
“Rritja konsiston në rritje e një ambienti të përshtatshëm për zhvillimin e aviacionit civil që konsiston në konkurrencë, organizim tregu dhe infrastrukturë të mirë aeroportuale”, tha Et’hemaj.
“Pikun e presim në gusht ku presim 1.3 deri në 1.4 mln pasagjerë për muajin gushte dhe 8 mijë deri në 9 mijë fluturime. Ndërkohë që gjatë gushtit presim të operojnë 50 operatorë ajror të cilët janë 36 kompani ajrore dhe 14 operatorë turistik”, deklaroi Et’hemaj.
Në klasifikimin e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve Shqipëria lë pas vende me traditë në turizëm si Kroacia, Franca, Greqia, Portugalia dhe Turqia.