MENU
klinika

Kush parti pritet të fitojë më shumë vota në zgjedhjet për PE

Evropa po përballet me politika polarizuese dhe rritje të nacionalizmit!

09.06.2024 - 12:02

Banorët e 20 vendeve të Bashkimit Evropian votojnë sot në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Këto zgjedhje po konsiderohen si shumë të rëndësishme pasi kontinenti evropian po përballet me politika polarizuese dhe rritje të nacionalizmit.

Grupi më i madh i qendrës së djathtë në Evropë, Partia Popullore Evropiane, pritet të fitojë më së shumti vota në gjithë vendet e BE-së, ndonëse partitë e të djathtës ekstreme po synojnë sa më shumë vota në nivel kombëtar.

Marshi Kombëtar i Francës, Vëllezërit e Italisë në Itali dhe Partia e Lirisë në Austri, janë në krye të sondazheve, ashtu sikurse partia separatiste dhe kundër migrimit në Belgjikë, Vlaams Belang.

Votimet kanë nisur prej të enjtes dhe më pas janë zhvilluar nëpër disa shtete, mirëpo shumica e evropianëve e shfrytëzojnë të drejtën e tyre të dielën.

Parlamenti Evropian lidh direkt evropianët me institucionet e Bashkimit Evropian.

Duke qenë zgjedhjet e para pas pandemisë së koronavirusit, nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, valës së imigrantëve, dhe rritjes së rreziqeve prej ndryshimeve klimatike, këto zgjedhje po konsiderohen tejet të rëndësishme për të ardhmen e Parlamentit Evropian.

Kjo, gjithashtu, është herë e parë që mbahen zgjedhje të tilla pa Britaninë e Madhe, e cila është larguar zyrtarisht prej BE-së më 2020./REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush janë liderët më të rrezikuar

Evropa “mban frymën”, zgjedhjet premtojnë surpriza