Gazetari Panajot Barka thotë se Fredi Beleri nuk u votua për eurodeputet nga votues që i përkasin minoritetit grek.
Në një emision televiziv, Barka u shpreh se Beleri duhet të thotë që heq dorë nga mandati i kryebashkiakut në Himarë dhe të pranojë të bëhet eurodeputet.
Ndërsa analisti Skënder Minxhozi deklaroi se Greqisë, Beleri do t’i duhej më shumë në burg se sa në Parlamentin Europian.
Panajot Barka: Unë nuk i mëshova këtij fakti, por thashë diçka tjetër, është mitizuar dhe është përdorur në funksion tëz gjedhjes së Belerit, funksionoi mekanizmi partiak. Në vlerësimet e mia, Beleri nuk u votua nga votues që i përkasin minoritetit grek. Ka pasur ngërçe më të mëdha. Beleri do jetë një moment, i cili e ka fituar personalisht shumë gjëra në biografinë e vet, do lihet mënjanë dhe besoj se do të gjendet një gjuhë e përbashkët. Nuk ka si ti mbaj të dyja. Më 14 do dalë vendimi, nuk besoj se do ta lirojë. Mund të lirohet por nuk do të ketë të drejtë të marrë mandatin si kryetar bashkie. Që të dalë sa më shpejt nga burgu, do ishte që të deklaronte që heq dorë nga mandati dhe të thotë që unë do të shkoj eurodeputet. Mund të trajtohet pak më pozitivisht. Nuk e di. Logjika e ftohtë thotë këtë gjë.
Skënder Minxhozi: E vërtetë është që mendoj që është fryrë më shumë seç duhet, por ka filluar të çfryhet. Zgjedhja e Belerit nuk erdhi për merita, por erdhi si reagim inatçor dhe emotiv i një shteti, i një partie politike në këtë rast. Unë mendoj që Beleri është votuar me votat e pjesës më radikale të të djathtës greke dhe kjo është prodhuar më së shumti nga dy aspekte, nga saga juridike e Belerit që mori rezonancë të madhe në opinionin publik grek dhe sidomos nga ikursioni i Ramës, në mes të fushatës në Athinë, që bëri atë që bëri. Unë nuk e konsideroj kalkulim të gauar. Nuk mendoj se Rama ka humbur diçka. Nuk mendoj se Rama ka humbur në Evropë. Aleatja më e madhe strategjike e Ramës ka fituar rol kyç shumë të rëndësishëm. Ajo është diga e vërtetë që ndan sot të moderuarit dhe pro europianët me të djathtën ekstreme, që është Meloni. Mendoj që Greqisë, Beleri do t’i duhej shumë më tepër në burgun e Rrogozhinës se sa në Parlamentin e Strasburgut. mendoj se Greqia nuk ka çuar në Strasburg dikë që e nderon.