Presidenti i INTERPOL, Ahmed Naser Al-Raisi në konferencën Europiane të zhvilluar në Tiranë nënvizoi se siguria globale mbetet prioritet.
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se bashkëpunimet kundër luftes se krimit janë shumë të rëndësishme, ndërsa nënvizoi se mes INTERPOL dhe Europës ka një bashkëpunim të mirë.
Më tej Ahmed Naser Al-Raisi vlerësoi edhe rolin e Shqipërisë, duke shtuar se ka treguar se është shembull i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar
“Kontributi i BE në projektet e INTERPOL është shumë i rëndësishëm. Rol kryesor ka edhe Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL. Komiteti ekzekutiv europian luan gjithashtu një rol të rëndësishëm dhe kontributet e tyre janë gjithashtu të rëndësishme. Këto bashkëpunime janë me rëndësi për sigurinë globale. INTEPORL ka qenë i aftë për të pasur mjetë të reja dhe zgjidhje të reja dhe për të forcuar aftësitë policore në 196 vende anëtare. Në 2023 INTEPORL me mbështetje të parnterëve europiane ka bërë progrese të rëndësishme. Janë konfiskuar 2.3 ton të drogërave ilegave”, tha ai.