Tek sa e gjithë vëmendja është e përqendruar tek Euro 2024, që pritet të filojë pas 4 ditësh, në shtëpinë e Juventusit nuk ka qetësi.
Sikundër raportohet nga mediat sportive italiane, portieri polak i Juventusit Szczesny, duket se është gati për t’i dhënë lamtumirën klubit torinez. Szczesny mund të bashkohet me Cristiano Ronaldon në Arabi tek Al Nassr, pasi këta të fundit i kanë ofruar portierit, 20 milion euro dhe një kontratë 2 vjeçare.
Ndërkohë tek Juventus nuk humbasin kohë, për të gjetur zëvendësuesin e portierit polak.
Duke qenë se edhe e ardhmja e portierit të dytë, Perin është ende e paqartë, “bianconerët” kanë nisur tratativat me Monzën, për të ofruar portierin e tyre Michele Di Gregorio, i cili vjen pas një sezoni tepër pozitiv me Monzën.