MENU
klinika

"Një perlë mes maleve të Tepelenës"

Kumbaro: Qilimi rozë që kanë shtruar lulet në Lekdush

11.06.2024 - 12:22

Tepelena vitet e fundit është kthyer në një destinacion për turistët vendas e të huaj.

Falë investimeve të kryera nga qeveria për rikonstruksionin dhe ndërtimin e disa akseve rrugore kjo zonë është kthyer në potencial turistik.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Lekdushi i Tepelenës, i cili ndodhet në verilindje të Kurveleshit të Sipërm, në një lartësi 950 metra mbi nivelin e detit.

Kumbaro tha se qilimi rozë që kanë shtruar lulet në Lekdush është një perlë mes maleve të Tepelenës.

Në zonat malore të jugut të Shqipërisë turistë nga vende të ndryshme përshkojnë shtigjet mes peizazheve të rralla natyrore.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët