MENU
klinika

Të dhënat nga institucionet e trashëgimisë kulturore

Gonxhja: 71% më shumë vizitorë në muzetë kombëtarë në janar-maj 2024

11.06.2024 - 12:29

Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja publikoi të dhënat që vijnë nga institucionet e trashëgimisë kulturore (muzeume, kala e site arkeologjike) sa i përket vizitueshmërisë për 5 muajt e parë të vitit 2024.

Kanë qenë muzetë kombëtarë ata që kanë patur rritjen më të lartë të vizitueshmërisë me më shumë se 71%, krahasuar me një vit më parë. Muzetë kombëtarë janë vizituar nga 148,156 persona nga janari-maj.

Ndërsa vizitueshmëria në kalatë dhe monumetet e kulturës arriti në 60,1%, me 66323 vizitorë.

5-mujori i parë i vitit ka sjellë vizitorë të shumtë edhe për parqet arkeologjike, të cilat për periudhën janar-maj u vizituan nga 136,293 persona. Krahasuar me një vit më parë, rritja arrin në 53,3%.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët