MENU
klinika

“Contemporary Dance Show”

Workshop koreografik në ArTurbina

11.06.2024 - 12:36

Në Arturbina, u zhvillua një performancë mbresëlënëse kërcimi bashkëkohor me koreografi nga Roni Chadash dhe interpretim nga Maya Schwartz dhe Ido Barak.

“Contemporary Dance Show” erdhi në trajtën e një workshop-i koreografik, ku pjesëmarrësit patën një mundësi unike, për të mësuar nga më të mirët dhe për të përmirësuar aftësitë në një ambient frymëzues dhe krijues.

Shfaqja fokusohej në bashkimin harmonik të trupave, duke krijuar një eksperiencë vizuale dhe emocionale. Koreografët e njohur eksploruan lëvizjet dhe krijimtarinë e tyre në fushën e kercimit, duke sjellë në këtë shfaqje, një performancë të jashtëzakonshme.

Shfaqja “Contemporary Dance Show” erdhi për publikun shqiptar në kuadër të Javës Kulturore Izraelite, me mbështetjen e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale