MENU
klinika

“Rita jonë e artë”

Haradinaj në Londër i jep dhuratë këngëtares më të famshme shqiptare

11.07.2018 - 17:19

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar sot në Londër me Rita Orën, këngëtaren shqiptare me famë botërore.

Në një status në Facebook, Haradinaj ka treguar se Ritës ia ka dhuruar edhe “Hyjneshën në Fron” të gravuar në filigran.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër.

Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë.

Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën.

Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleminderit që të kemi.

Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua!

Our golden Rita Ora. Thank You!

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën