MENU
klinika

"I varuri i Berishës elektoralisht"

Vula e PD/Minxhozi: Transformon situatën, e kthen Metën ‘de facto’

11.06.2024 - 22:14

Analisti Skënder Minxhozi ka deklaruar se vendimi për kthimin e vulës së PD tek Sali Berisha transformon situatën me tij dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ai ka theksuar në emisionin “Real Story”, se ky vendim e kthen Metën defacto i varuri i Berishës elektoralisht.

“Ilir Meta e ka të pamundur që të gëzohet këto kohë dhe mjafton të themi kaq. E dyta, për arsye që i ka bërë vetë publike, po të fillosh si Dumani… Ky vendim e transformon situatën mes të dyve, Berishës dhe Metës, e kthen nga Berisha i varuri i Metës elektoralisht, e kthen në Meta de facto i varuri i Berishës elektoralisht. Sot gjërat janë kthyer në raportet normale se gjithmonë kanë qenë PS-PD, dikur LSI, tani LRI.

Rikthimi i gjërave në raport normal ndodh në kushtet kur PL ka humbur dhe statusin e tejzgjatur se nuk i kemi më ato raporte kur 3, 4 deputetët e Metës të ndanin çështjen e pushtetit në Shqipëri. Meta nuk e influencon dot çështjen e pushtetit dhe ky është problemi i Metës”, tha Minxhozi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN