MENU
klinika

Homazh në nder të kompozitorit Giacomo Puccini

Eva Golemi dhe Gëzim Myshketa, në teatrin “Verdi” të Salerno-s

12.06.2024 - 12:41

Sopranoja e mirënjohur e TKOB-së, Eva Golemi, dhe baritoni shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Gëzim Myshketa, së bashku me Orkestrën Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, do të debutojnë në skenën e Teatrit “Giuseppe Verdi” në Salerno, të Italisë. Kjo ngjarje artistike do të zhvillohet më 21 qershor.

Ky koncert vjen si një homazh në Festivalin e Muzikës 2024, në nderim të kompozitorit Giacomo Puccini, me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së tij.

Teatri “Giuseppe Verdi” i Salernos është një teatër me strukturë druri i 1800-ës, me katër sektorë në plate dhe një galeri.

Teatri në historinë e tij, ka pësuar herë pas here dëme të mëdha, por tërmeti i 1980-ës, e bëri të papërdorshëm për rreth 14 vjet.

Prej vitit 2007 teatri “Verdi” i Salerno-s është vendosur në skenën kombëtare të operës si një teatër ekselence, me një program të përzgjedhur të karakterizuar nga prania e artistëve me famë botërore, duke e vendosur veten, pavarësisht nga përmasat e tij të vogla, në të njëjtin nivel me teatrot e mëdhenj kombëtarë, si Opera e Romës, “San Carlo” i Napolit apo “La Scala” e Milanos.

Në teatrin Verdi kanë punuar artistë si Marcelo Álvarez, Renato Bruson, Orkestra Mbretërore Filarmonike, Nikolaj Lugansky, Wiener Kammerensemble, Alexei Volodin, Martina Serafin, Orkestra Simfonike Sapporo.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët