13.06.2024 - 10:59
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga makina e parë shqiptare.
Makina e pare ushtarake e blinduar, e quajtur “Shota” është krijuar nga një vajzë nga Bulqiza, Arjeta Puca dhe ekipi i saj i vajzave.
“MIRËMËNGJES dhe me “Shotën”, automjetin e parë ushtarak të blinduar “Made in Albania”, një prodhim i ri i çikës sonë bulqizake Arjeta Puca dhe ekipit të saj fantastik të gocave profesioniste, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.