MENU
klinika

"S’na duhet opozitë e përçarë, jam me…"

Nisin largimet e përkrahësve të Bashës në Kuvend!

13.06.2024 - 18:06

Dy ditë pasi Apeli i hoqi vulën, Lulzim Bashës nisin t’i ikin edhe deputetët që deri më tani e kanë mbështetur.

E para duket se është Eralda Tase Bano, e cila përmes një statusi në faqen e saj në Facebook thotë se “do të mbetet deputete e PD”, ccka nënkupton se ajo tashmë do t’i rreshtohet PD-së zyrtare me vulë dhe që drejtohet nga Sali Berisha.

Statusi i Eralda Tase Bano:

Lufta me veten është lufta më e vështirë dhe forma më sublime e rimëkëmbjes, luftë e cila është e domosdoshme dhe jetike. Kjo luftë do duhet të na forcojë e të na kthejë në modelin më të mirë të vetes.

Demokratë të nderuar,

Dëshiroj të shpreh përulësisht një mirënjohje të thellë për këdo që më ka mbështetur në këto vite!

Jam mirënjohëse ndaj miqve, kolegëve,simpatizantëve të mi dhe kujtdo që ka marrë guximin të më kritikojë. Jam e bindur që në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim.

Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve.

Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë.