MENU
klinika

"Por Kryemadhi s’e ka tradhëtuar Metën"

Spahiu: Fajin e ka Rama që zgjodhi president shokun e Durim Bamit

13.06.2024 - 18:50

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Studio Live për Arbër Hitajn paraqitjen e sotme në SPAK të kreut të PL-së Ilir Meta.

Spahiu shikon një lidhje të hetimeve aktuale të drejtësisë për Metën dhe Kryemadhin nga njëra anë dhe arrestimit të Durim Bamit në Dubai nag ana tjetër që për Spahiun është një mik i Metës.

‘Kam një koment të shkurtër. Kreu i SPAK është në një presion të fortë politik, dhe nga krimi, jam i qëndrimit që SPAK është opozita më e fortë në Shqipëri, sa i përket deklarateve të Metës mbetem konseguent që Monika Kryemadhi nuk e ka tradhtuar Metën.

Janë në një një qëndrim bëjnë lojë, janë në teatër. Teatri mes dry aktorëve është që Kryemadhi të marrë përgjegjësi ligjore në SPAK duke qenë grua të vihet në një masë të lehtë dhe Meta të ruajë kreun politik Monikës i është lënë detyra të ruaj familjen. Ka zhvillime që nuk janë të rastësishme, Kur u morën në hetim, në Dubai është arrestuar Durim Bami, në politikë dhe drejtësi asnjëherë nuk shoh rastësi.

Fajin e ka Edi Rama që e zgjodhi president të Shqipërisë shokun e Durim Bamit. Nëse do kishim parime nuk do ishim më çështjen Bami dhe as çështjen Meta.’

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreshnik Spahiu: E ardhmja e zymtë që e pret ish-kryeministrin

“Edi Rama duhet të tregojë pozicionin e tij në aferën ‘Partizani'”

Kreshnik Spahiu paralajmëron lajme tronditëse

“Dy politikanët që do u pritet “koka” nga SPAK”