MENU
klinika

Detajet

Mediat serbe “jehonë” takimit Rama-Thaçi

04.01.2019 - 20:16

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi sot në Tiranë është trajtuar edhe nga mediat e huaja.

Kështu media serbe “Sputnik” i ka kushtuar një hapësirë takimit të dy liderëve, ndërsa ka cituar shkrimin e shpërndarë në rrjetin social të shefit të qeverisë shqiptare, Edi Ramës.

“Qoftë Viti i Shqipërisë, Kosovës dhe krejt shqiptarisë????”, shkroi Rama.

Mes tjerash media serbe shkruan se ky takim është i pari për këtë vit, ndërsa një veprim i tillë sipas saj, vjen fill pas nënshkrimit të marrëveshjes së kreut të ekzekutivit të Kosovës, Ramush Haradinaj me Edi Ramën që s’do të këtë më barriera doganore mes të dyja vendeve.