MENU
klinika

"Ndërgjegjen e kam të qetë"

Seanca në Apel, Beleri: Jam arrestuar me dëshirën e kryeministrit

14.06.2024 - 14:10

Në seancën që po mbahet ditën e sotme në Apelin e GJKKO, Fredi Beleri ka përsëritur edhe një herë pretendimet se është arrestuar me “dëshirë të kryeministrit.”

Teksa ndodhej pas hekurave, kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, deklaroi se ndërgjegjen e ka të qetë, duke shtuar se provat janë të manipuluara.

“Avokatja ishte shteruese, i paraqiti të gjitha pretendimet tona. Shikohet qartë që jam arrestuar me dëshirë të kryeministrit. Provat janë manipuluar dhe unë e kam ndërgjegjen time të qetë. Po ashtu, edhe ju që do të merrni një vendim, uroj ta keni ndërgjegjen e qetë.”

Ndërsa, avokatja e Belerit kërkoi që të rrëzohet vendimi i Shkallës së Parë dhe deklarimin e pafajshëm të klientit të saj, pasi siç u shpreh ajo, fakti penal nuk ekziston.

Trupi gjykues në seancën e sotme kryesohet nga Daniela Shirka dhe anëtarë Dhimitër Lara dhe Ilirjana Olldashi.

Avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari, kërkoi përjashtimin e kryesueses Daniela Shirka, me pretendimin se nuk është caktuar me short, por çështja i është caktuar manualisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"E futën në burg se duan të vjedhin tokat e Himarës"

Çështja “Beleri”/ Media e huaj: Arrestim i orkestruar

Kryeministri: Po e bëni Shqipërinë të duket si Siberia…

Çështja “Beleri” përplas në Bruksel Ramën dhe zyrtarin grek!