MENU
klinika

"Zoti do ta ngrejë Sokolin në këmbë"

Avokati Mëngjesi doli nga koma, mesazhi prekës i motrës

15.06.2024 - 10:23

Avokati Sokol Mëngjesi doli nga koma pas 15 ditësh, pasi u dhunua në 29 maj në rrugën “Pjetër Bogdani”, pasi la fëmijën në kopsht.

Ditën e sotëm motra e avokatit Ida Mëngjesi ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin e të vëllait derisa “sytë e tij u zgjuan nga ajo ëndërr e keqe”.

Sipas saj këto ditë kaq të vështira, e kanë bërë atë të mësojë se nuk vlen asgjë sa fuqia e mbinatyrshme e dashurisë njerëzore.

“Në emrin e vëllait tim të shtrenjte. Ne emër të prindërve te mi heronj. Në emër të Anxhelës së dashur dhe engjëjve tanë të bekuar, dhe me gjithë qenien time do doja t’ju falenderoja nga zemra çdo njërin prej jush, të njohur e të panjohur që e mbuluat Sokolin me një mburoje te papërshkruar dashurie njerëzore, derisa sytë e tij të zgjuar u zgjuan nga kjo ëndërr e keqe.

Zoti ka mënyrat e tij për të na provuar ekzistencën e gjithëfuqishme, nëpërmjet mrekullive që bën herë pas here me njerëzit dhe ai do e ngrejë Sokolin në këmbë!

Në këto ditë të kobshme që kanë zgjatur si muaj kemi mësuar se asgjë nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurisë njerëzore që u derdh mbi të dhe mbi ne në një mënyrë të papërshkruar me fjalë!

Drita e qirinjve të ndezur në të katër anët e botës, drita e çdo lutjeje të pëshpëritur nga buzët e dridhura dhe drita e mirësisë qoftë me ju çdo çast dhe mbretëroftë e mira në jetën dhe në shpirtin tuaj! E mira nuk humbet”, shkruan motra e avokatit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U dhunua barbarisht nga disa persona

Del nga koma avokati Sokol Mëngjesi