MENU
klinika

Tregtarët: Kemi familje, duam bukë

Shkodër/ Zjarri shkrumboi tregun dhe 5 shtëpi

15.06.2024 - 11:33

Një zjarr masiv përfshiu në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër të premten, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur që të shuajnë flakët.

Tregtarët shprehen se zjarri ka shkrumbuar miliona lekë mall, ndërsa nuk dihen shkaqet pse tregu u përfshi nga flakët.

“Tregtoj prej 20 e ca vitesh. Kemi pasur miliona lekë mall. Shkaqet e zjarrit nuk i dimë,. Ne ishim në shtëpi. Ç’më duhet shkaku kur më është shkrumbuar gjithçka. Shteti duhet të bëjë tregun e të na thotë e keni këtu. Ku ishte shteti kur u detyruam në të hynim aty?”, tha një prej tyre.

“Kemi shtëpi kemi familje dhe ata duan bukë. Shteti i do dritat e ujin”, thotë një tjetër.

Si pasojë e zjarrit u dogjën 80 njësi tregtare dhe pesë shtëpi banimi.

Revista gjermane e mrekulluar nga vendi jonë

“Jo vetëm bregdetin, vizitoni Alpet Shqiptare!”

Vijon ende puna për ndërtimin e qendrës së pritjes së refugjatëve

Kur do të hapen kampet në Gjadër

Mangësi dokumentacioni dhe datave të skadencës

AKU bën ‘namin’ në Shkodër, 19 biznese të gjobitura

Shqipëria, sërish në vëmendjen e mediave të huaja

‘OK Voyage’: 10 vendet që duhen parë patjetër në Shqipëri