MENU
klinika

Detajet

Tërmeti në jug/ Disa banesa të dëmtuara

04.01.2019 - 21:42

Tërmeti që tronditi mbrëmjen e sotme jugun e Shqipërisë ka lënë pas 4 banesa të dëmtuara lehtë si dhe një shtëpi e dëmtuar rëndë në fshatin Kuç.

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në jug të vendit rreth orës 19:27.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në lindje të Himarës. Tërmeti është ndjerë edhe në Vlorë, Sarandë e Gjirokastër.

Sipas IGJEUM lëkundjet kanë qenë të shkallës 4.7 ballë në thellësi 10 kilometra.

Ndërkohë edhe ministria e Mbrojtjes konfirmon dëmtimin e 5 banesave nga tërmeti.

“Me datë 04.01.2018 ora 19:26:39(GTM) Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.8 rihter me koordinata 40.05 veri dhe 19.88 lindje me thellësi 27 km me epiqendër në Borsh. Nga të dhënat paraprake nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale në 5 banesa në fshatin Kuç. 4 prej banesave kanë dëmtime të lehta dhe 1 është dëmtuar më rëndë. Jemi në kontakte të vazhdueshme me sallën e policisë specialistët e emergjencave civile dhe kryetarët e njësive administrative”, njofton Ministria e Mbrojtjes.