MENU
klinika

Autori vret veten

Sulm me armë zjarri në një park në Detroit në SHBA, plagosen 10 persona

16.06.2024 - 09:03

Të paktën 10 persona, duke përfshirë fëmijë mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një park në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 me orën lokale, ndërsa raportohet se autori ka vrarë veten.

Por si ka ndodhur sulmi? Mediat amerikane raportojnë se një person doli nga makina e tij dhe filloi të qëllonte në drejtim të turmës së njerëzve që ndodheshin në park.

“Personi i armatosur mbushi armën e tij dhe vazhdoi të qëllonte mbi familjet që ishin mbledhur në park”, shkruajnë mediat amerikane.

Mes të plagosurve janë tre anëtarë të një familje. Ndërsa një djalë 8-vjeçar është qëlluar me plumb në kokë dhe është lënë në gjendje kritike për jetën, ndërsa vëllai i tij 4-vjeçar është goditur në pjesën e këmbës.

Në gjendje kritike ishte edhe një grua 39-vjeçare.

Gjashtë persona të tjerë u dërguan me urgjencë në spital me plagë dhe moshat e personave të plagosur varionin nga 4 deri në 78 vjeç.

Autori dyshohet se ka qenë rreth të 40-ave, ndërsa ende nuk dihen motivet e sulmit.