MENU
klinika

Fotot

Dëbora mbulon vendin, Rama: Puna po vijon pa ndërprerje

05.01.2019 - 09:18

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të shtunë në rrjetin social “Facebook” fotografi ku shihen borëpastrueset teksa punojnë gjatë natës, për të pastruar rrugët e akset kombëtare.

“Mirëmëngjes! Dhe me këto pamje të punës, që ka vijuar pa ndërprerje edhe gjatë natës, për të siguruar kalueshmërinë e automjeteve në të gjitha rrugët e akset kombëtare, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Ditën e djeshme, Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi drejtuesit e mjeteve që në disa nga akset kryesore të vendit, sikurse Qafë-Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafë Qarri-Ersekë dhe Fushë Dukat-Llogara-Himarë, do t’i duhej të qarkullonin me zinxhirë.