Në harkun kohor të një jave nga vendimi i gjykatës së apelit për t’i dhënë vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës, nga Lulzim Basha janë larguar 2 deputetë duke e reduktuar numrin e ligjvënësve krah tij në vetëm 8 deputetë.
Pasi gjykata e apelit i la vulën e partisë demokratike Sali Berishës, në grupimin tjetër brenda kësaj force politike, atë të Lulzim Bashës në pak ditë kanë nisur largimet e para të atyre që njihen si mbështetës të tij.
E para që njoftoi publikisht largimin nga Basha ishte deputetja Eralda Bano Tase e dy ditë më pas ishte deputeti tjetër Kreshnik Çollaku.
Me largimin e dy deputetëve nga Lulzim Basha, grupi pranë tij reduktohet në numër nga 11 që kishte më herët në vetëm 9 deputetë duke përfshirë dhe vetë ish-kreun e PD.
Konfigurimi në sallën e seancave plenare në radhët e Partisë Demokratike paraqitet me 39 deputetë nga grupit parlamentar i Partisë Demokratike, nën drejtimin e Gazment Bardhit ndërsa përballë tij janë vetëm 9 deputetë krah Lulzim Bashës.
Vendimi për logon dhe vulën e Partisë Demokratike nga gjykata pritet të sjell largime të tjera nga Lulzim Basha drejt grupit parlamentar që ka edhe logon zyrtare të Partisë Demokratike.