MENU
klinika

Prokuroria: Do të vazhdojë thirrja e personave të tjerë

Thellohet hetimi për çiftin Meta-Kryemadhi

17.06.2024 - 17:26

Prokuroria e Posaçme pritet të marrë në pyetje persona të tjerë në lidhje me hetimet që po kryen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkeshortes se tij Monika Kryemadhi. ABC News ka mësuar nga burime prane grupit hetimor se në prokurori do të thirren për të dhënë sqarime persona që mund të kenë dijeni per veprat penala për të cilat spak po kryen verifikime per ish ciftin presidencial siç janë pastrimi i parave dhe mosdeklarimi i pasurisë.

Pak ditë më parë në prokurorinë e posaçme u pyetën bashkëshortet Ilir Meta e Monika Kryemadhi në cilësinë e personave që kanë dijeni. Kryemadhi pas daljes nga SPAK pranoi se ishte thirrur për të dhënë sqarime për hetimet e nisura mbi verifikimin e pasurisë, ndërsa ish-presidenti Meta nuk dha sqarime përballë gazetarëve por me gjuhe me te ashper se kurre, sulmoi drejtuesin e SPAK Altin Dumani.

Per te njjetin hetim më herët është marrë në pyetje edhe nëna e Monika Kryemadhit. Mësohet se gjatë verifikimeve ka rezultuar se Fatime Kryemadhi, por edhe persona të tjerë, kanë lidhje me disa transaksione parash te trasferuara në drejtim të fëmijëve të çiftit Meta-Kryemadhi.

Po kështu në banesën e saj gjate një kontrolli me urdher te spak, janë sekuestruar 5 telefona celularë, 1 prej të cilëve në pronësi të Monika Kryemadhit. Prokuroria e posaçme po kryen veprime hetimore në lidhje me dy kallëzime të rregjistruara në një të vetëm, i pari lidhet me disa ndërhyrje estetike të çiftit Meta Kryemadhi në një klinikë jashtë shqipërisë dhe I dyti me shumën prej 700 mijë dollarë që është pagua për lobimin në shba nga partia lëvizja socialiste për integrim./abcnews

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Adriatik Doci: Parashikohet nga 7 deri në 15 vjet burg

Meta po hetohet nga SPAK për korrupsion dhe falsifikim formularësh