MENU
klinika

Viktima, ende e paidentifikuar

Gjendet një 35-vjeçare e pajetë në bregun e liqenit të Fierzës

18.06.2024 - 10:28

Një vajzë rreth të tridhjetave është nxjerrë e pajetë nga ujërat e Liqenit të Kukësit. Trupi i pajetë, ende i paidentifikuar është transportuar mëngjesin e së martës në morgun e spitalit rajonal të Kukësit.

Viktima u pikas nga një banor i zonës i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.

Kukës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.