05.01.2019 - 10:37
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka ironizuar thirrjen e homologut të tij nga PD Edmond Spaho, i cili iu bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së studentëve më 7 janar.
Për Ballën kjo thirrje përkthehet që të gjithë studentët t’i bashkohen PD-së për të mundur Ramën.
“Kjo përkthehet të gjithë studentët duhet t’i bashkohen PD për të mundur Ramën! E paska nisur vitin me goxha ëndërr Profesori? Gëzuar Koleg dhe kur të zgjohesh bashkë me Lulin shihemi në Kuvend?”, shkruan Balla.