MENU
klinika

Spalletti i beson ekipit që përmbysi Shqipërinë

Ndeshja me Spanjën, Italia nuk ndryshon formacion!

19.06.2024 - 13:52

Pas fitores në ndeshjen debutuese ndaj Shqipërisë, ndeshja e së enjtes me Spanjën mund të jetë vendimtare për Italinë për të fituar kualifikimin mes 16 më të mirave në Euro 24. Trajneri italian Spalletti nuk ka ndërmend të ndyshojë formacionin dhe do të mbajtë të njëjtin ekip që përmbysi rezultatin me Shqipërinë.

Spalletti pritet të hedhë në fushë të njëjtin formacion, të njëjtët lojtarë, por me një ndryshim të mundshëm në skemë, nga 4-3-2-1 pritet të kalojë në 4-3-3, me Frattesi, Jorginho dhe Barella në mesfushë, Chiesa në të djathtë, Pellegrini në të majtë dhe Scamacca në qendër.

Nuk përjashtohet opsioni që në fushë të zbresë edhe Cristante duke parë dhe forcën e rivalit, por në dy stërvitjet e fundit, Spalletti nuk ka ndryshuar asgjë.