MENU
klinika

Pasojat në ekonominë e vendit

Eksodi masiv i shqiptarëve në 10 vitet e fundit, arsyet!

20.06.2024 - 15:02

Emigrimi i vazhdueshëm dhe i pandalshëm, veçanërisht vitet e fundit ka shkaktuar pasoja të forta në jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit.

Sipas të dhënave, vetëm nga emigrimi i ligjshëm janë larguar që prej vitit 2014 mbi 478 mijë qytetarë. Por shifra reale e atyre që kanë lënë vendit është shumë e lartë, po të kemi parasysh emigracionin ilegal. Por emigrimi nuk është një fenomen vetëm shqiptar. Ajo që është shqetësuese janë ritmet e larta.

Sipas të dhënave të Institutit Europian të Statistikave, Shqipëria ka nivelin më të lartë të emigracionit në rajon. Ndërkohë që vendi me nivelin më të ulët është Mali i Zi.

Por cilat janë arsyet që i detyrojnë shqiptarët të emigrojnë? Arsyet familjare renditen të parat, pasuar nga punësimi. Arsyet për një vend më të mirë pune janë intensifikuar vitet e fundit. Në vend të tretë renditet nevoja për një arsimim më cilësor.

Por emigrimi në nivele të larta, veçanërisht i të rinjve ka pasoja për vendin. Kjo pasi pakëson numrin e popullsisë; bën plakjen e saj; shkakton mungesa të fuqisë punëtore në tregun e punës; tkurr konsumin dhe ul produktivitetin e ekonomisë./A2CNN

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si do të zgjidhet mungesa e punëtorëve?

“Çmimet do jenë më të shtrenjta në 2024”