MENU
klinika

“Kjo qeveri nuk e mbyll mandatin“

Berisha mori vulën e PD/ Salianji: Lajm i mirë për zgjedhjet e parakohshme

20.06.2024 - 18:15

Deputeti Ervin Salianji u shpreh në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn se në tetor mund të kemi zgjedhje të parakohshme dhe kjo sipas tij për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme të mazhorancës.

‘Ka ardhur flamuri i partisë, logo, simbolet e partisë gjithë të drejtat nga legjitimi ligjor i partisë. Ajo që u çimentua pas bashkimit të grupit parlamentar u vendos të shkohet aty ku i takon. Ka një tjetër rivitalizim dhe ribërje dhe dhënie besimit të strukturave të PD të një gjëje që mbahej peng.

Për PD dhe opozitën një lajm i mirë dhe impuls për zgjedhjet e ardhshme apo të parakohshme në tetor.

Skandalet janë kaq të mëdha saqë mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Me kaq sa ka ndodhur do mjaftonte shpallja në kërkim e 50 personave të lidhur me PS për të rrëzuar një qeveri dhe për të shkuar në zgjedhje. Mendoj se qeveria nuk e mbyll mandatin pa shkuar në zgjedhje të parakohshme.’

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN