MENU
klinika

Zgjidhjet më të shpejta

Çfarë të bëni kur ju djeg kandili i detit

21.06.2024 - 09:10

Me fillimin e verës fillojnë shumë probleme. Ti mund të jesh duke shijuar pushimet dhe papritmas një kandil të sulmon.

Nëse të kanë pickuar e di se për çfarë dhimbje bëhet fjalë, nëse nuk e ke përjetuar ndonjëherë, bëhu gati të lexosh disa hapa se si të kujdesesh për plagët.

Kujdes alergjinë
Gjëja e parë dhe më kryesorja është të shikosh nëse trupi reagon si të ketë pësuar alergji. Simptomat janë kruarje, puçrra të vogla të kuqe, frymëmarrje me vështirësi, skuqje të lëkurës, marramendje.

Por nëse tensioni juaj bie në vlera shumë të ulëta duhet të kërkoni menjëherë ndihmën e mjekut.

Shpëlarja
Hapi i dytë ka të bëjë me shpëlarjen e zonës ku ju ka pickuar kandili.

Zakonisht kandilët kapen me tentakulat e tyre pas trupit të personit që noton, dhe prandaj larja me ujë të bollshëm është e rëndësishme.

Përmes ujit ju duhet të hiqni të gjitha tentakulat e mbetura ende në trupin tuaj.

Sekreti është të përdoni ujin sa më të nxehtë që ta duroni.

Nëse nuk keni ujë të nxehtë, shëlajeni zonën e pickuar me ujë deti apo kripë. Por asnjëherë me ujë të freskët, pasi i përkeqëson krizat e dhimbjes.

Por edhe përdorimi i uthullës së distiluar është zgjedhja e duhur, madje më e mirë sesa urina.

Për të eliminuar djegien duhen përdorur produkte me përmbajtje sa më acidike.

Tentakulat
Tregoni kujdes që të hiqni të gjitha tentakulat, por mos harroni të vishni doreza.

Do t’ju duhet durim dhe kohë, pasi disa tentakula do të jenë aq të vogla sa do t’ju nevojitet përdorimi i piskatoreve.

Por nëse nuk tregoheni të kujdesshëm dhe të mbroni duart tuaja, atëherë sa do të përhapni helmin e kandilit kudo.

Uji
Uji i ngrohtë siç e përmendëm dhe më lart është shumë i rëndësishëm.

Prandaj pasi të keni hequr tentakulat, dhe nëse nuk e bëni dot vet është më mirë t’ju ndihmoj dikush, zhyteni zonën e pickuar në një enë apo vaskë me ujë të nxehtë.

Gjithsesi tregoni kujdes që uji të jetë aq i nxehtë sa e duron lëkura, pasi mund të shkakton më shumë dëm sesa të trajtoni pickimin e kandilit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN