MENU
klinika

“Kemi këndvështrime të ndryshme“

“Grindjet e shpeshta tronditën martesën”, zbulohen shkaqet e divorcit sipas Metës

21.06.2024 - 10:42

Pak orë pasi Ilir Meta ka dorëzuar divorc me Monika Kryemadhin, Top Channel mëson detaje për shkaqet e ndarjes mes çiftit.

Duke ju referuar padisë, gazetarja Anila Hoxha thotë se Meta i ka treguar gjykatës se shkaktare është politika dhe këndvështrimet e ndryshme qe ata kanë për politikën.

Në kërkesën për divorc që konfirmon fundin e një martesë 26-vjeçare, Ilir Meta thotë se politika është ajo që e ndau me Monika Kryemadhin.

Padia për zgjidhje martese e firmosur prej tij dhe e dorëzuar në krye sekretarinë e Gjykatës civile, Meta shprehet se ka patur marrëdhënie normale dhe me problematika si çdo martesë. Por Meta nuk e lë jashtë martesës edhe bashkëjetesën politike që patën të dy, pasi ata u njohën gjatë aktivizimit të forumit eurosocialist.

“Me të paditurën kemi qenë dhe jemi aktive ne jetën politike të vendit shkak për të cilin kemi ushtruar dhe ushtrojmë funksione të rëndësishme në organet shtetërore, organet përfaqësuese të popullit dhe subjekte politike”.
Ilir Meta aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë i thotë gjykatës se vitet e fundit ka konstatuar fillimisht mosdmosdakordësi dhe kontradikta që kanë ardhur duke u shuar fillimisht për shkak të qëndrimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme në lidhje me zhvillimet ne aspektin politiko përfaqësues dhe vendimmarrës.

Me kalimin e kohës kjo ndarje këndvështrimesh sipas Ilir Metës i cili në padi ka vendosur adresën e Partisë së Lirisë u bënë prezente edhe në raportin bashkëshortor deri sa kohet e fundit këto mospërputhje qëndrimesh e mendimesh edhe ndaj njëri-tjetrit kane sjelle si pasojë ‘grindje të herëpashershme duke tronditur thellë marrëdhënien tonë bashkëshortore’.

“Aktualisht prej disa muajsh marrëdhënia bashkëshortore është ndërprerë edhe në kuptimin e bashkëjetesës duke sjellë si pasojë humbjen e qëllimit të kësaj martese në të gjitha drejtimet. Ne këto kushte i kërkoj gjykatës caktimin e një dite gjykimi dhe marrjen e vendimit për zgjidhjen e martesës me të paditurën, thotë Ilir Meta i cili ka shtuar si prova certifikatën familjare dhe atë të martesës”.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin