21.06.2024 - 12:10
Opozita po zhvillon sot protestën e 13 para Bashkise Tirane, pavaresisht temperaturave ekstreme.
Siç shihet nga pamjet me dron, këtë të premte numri i protestuesve ishte pothuajse inekzistent.
Si edhe më parë, protesta ka përshkallëzuar në dhunë e disa protestues janë arrestuar për hedhjen e bombave molotov, duke rrezikuar jetën e efektivëve të policisë.
Sot raportohet se një efektiv policie është plagosur.
Sikurse mund të shihni dhe nga kjo video, një prej efektivëve është lënduar menjëherë pas hedhjes së molotovit.