MENU
klinika

“Në bisedime të përfshihet dhe Ukraina“

Rusia dialog me SHBA-në? Kremlini i prerë për kushtet e saj

22.06.2024 - 09:07

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të premten se Rusia është “e gatshme” për bisedime mbi çështje sigurie me Shtetet e Bashkuara, por shtoi tha se ato duhet të përfshijnë konfliktin në Ukrainë, e në mënyrë specifike atë që ai e quajti “angazhim të drejtpërdrejt” të Shteteve të Bashkuara atje.

Gjatë konferencës së rregullt me gazetarët, Peskov tha se dialogu ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë “është shumë i nevojshëm” për shkak “të problemeve të shumta të lidhura me arkitekturën globale të sigurisë”.

Zoti Peskov i bëri këto komente si përgjigje ndaj pyetjes rreth mundësisë së bisedimeve me Shtetet e Bashkuara dhe rreth rreziqeve bërthamore pavarësisht konfliktit në Ukrainë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se do të vendosë Ukrainën në krye të listës për ta furnizuar me raketa të fuqishme për mbrojtje ajrore pas sulmeve të Rusisë.

Ndërkohë, gjatë vizitës në Azi, Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi të premten Korenë e Jugut kundër dërgimit të armatimit në Ukrainë.

Zyrtarë të lartë të Koresë së Jugut thanë të enjten se marrëveshja e nënshkruar gjatë kësaj jave ndërmjet Rusisë dhe Koresë së Veriut përmes së cilës dy shtetet zotohen të mbrojnë njëra-tjetrën në rast lufte.