MENU
klinika

Taksa e pasurisë

Gjysmat e pronave jashtë kadastrës fiskale

05.01.2019 - 12:09

Ndërsa bashkitë kanë nisur që nga data 1 Janar të mbledhin taksën e pronës me metodologjinë re e cila funksionon sipas vlerës së tregut, vetëm gjysma e ndërtesave janë në sistemin e kadastrës fiskale.

Mbi 650 mijë prona që janë jashtë platformës do të jenë pjesë e saj në fund të vitit 2019 dhe do të ndiqet një rregull të cilin duhet ta adoptojë pushteti vendor.

Agjentin e mbledhjes së taksës së pasurisë do ta përcaktojnë bashkitë, ndërsa formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.15% .

Për apartamentet e ndërtuara para vitit 1993, mbi të cilat nuk është kryer asnjë transaksion, vlera e taksës do të llogaritet mbi 70% të çmimit të shtëpisë.

Për apartamentet e ndërtuara pas vitit 1993, taksa do të llogaritet për të gjithë sipërfaqen që shfrytëzohet për banim. Nga pagesa janë përjashtuar pensionistët e vetëm, familjet në ndihmë ekonomike dhe një sërë kategorish të tjera në nevojë.

Sa i takon formulës aktuale të vjeljes së kësaj takse, pushteti vedor për 11 muaj të vitit ka realizuar 91% të planit dhe ka mbledhur në total 4.8 miliardë lekë nga qytetarët për taksën e pasurisë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN