MENU
klinika

Dyndje pushuesish në Vlorë

Trafik i rënduar në zonën e Skelës e përgjatë Lungomares

23.06.2024 - 13:15

Kjo fundjavë në qytetin e Vlorës ka shkaktuar trafik të rënduar. Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin tonë këtë qershor, plazhi është kthyer në vendpushimin më të preferuar.

Dyndja e pushuesve vendas e të huaj drejt bregdetit në Vlorë ka krijuar trafik të rënduar paraditen e sotme në zonën e Skelës e në rrugën Transballkanike, përgjatë dhe Lungomares.