MENU
klinika

Nuk duan vetëm detin!

Turistët, të interesuar për kulturën, arkeologjinë…

23.06.2024 - 14:37

Ndonëse termometri tregon temperatura të larta që e bëjnë bregdetin joshës, turistët e huaj po zgjedhin të eksplorojnë monumentet arkeologjike dhe qytetin e Durrësit më shumë se të kalojnë kohën në plazhet e tij.

Thesaret e së kaluarës dhe ajo që ofron e sotmja janë mjaft tërheqëse për ta.

“E dua Shqipërinë. Një vend i bukur dhe i bekuar. Nuk ka rëndësi që është kaq nxehtë. Kultura, ushqimi, njerëzit janë fantastikë. Jam vërtet e interesuar pas këtyre dhe historisë për të kuptuar origjinën e vendit dhe të tashmen e tij.”

“Jam nga Zvicra. Përherë të parë kam ardhur në vitin 2000 në një mision humanitar. U magjepsa atëherë pas një fluturimi me helikopter e thashë do të kthehem. Ashtu si dhe pjesa tjetër e grupit nuk jam e interesuar për plazhet. Ne jemi këtu për arkeologjinë, historinë dhe kulturën e vendit tuaj, magjinë e një qytetërimi të lashtë të panjohur për ne deri më sot”, thanë turistet.

Ndërkaq, ky turist italian shpreh keqardhje me faktin që gjatë regjimit komunist mbi Banjat Romake, një trashëgimi kaq domethënëse e antikitetit tonë, është ndërtuar një objekt, qendra kulturore e Durrësit.

“Shumë keq. Si mund të ndërtosh një godinë të tillë mbi një bukuri kaq antike që është dhe e rrethuar e nuk mund ta shohim plotësisht?! Këto janë pasuri dhe duhen mbrojtur”, tha turisti italian.

Amfiteatri antik, Torra Veneciane dhe Muret Mesjetare, Forumi Bizantin dhe Banjat Romake, por edhe lagjet e vjetra në qendër të qytetit janë ndër objektet më të vizituara që mbajnë gjallë kureshtjen e turistëve për qytetin që ka ditur t’i rezistojë kohës dhe të hapë dyert e mikpritjes për këdo që e viziton atë./Top Channel

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!