Krahas firmës në dekretet për shkarkimin e ministrave që Rama largoi nga kabineti i tij qeverisës, Presidenti Meta ka firmosur këtë paradite edhe dekretet për emërimin e ministrave të rinj.
Kështu, i pari i shtetit ka dekretuar emërimin e ministres së Shtetit për Marredheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka dekretuar Erion Braçen si numrin dy të qeverisë e mandej me radhë, Blendi Çuçin si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Dekreti për Spiropalin
Presidenti Meta dekreton një ndryshim në dekretin nr. 10604 “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”
D E K R E T
PËR NJË NDRYSHIM NË DEKRETIN NR. 10604, DATË 10.09.2017 “PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE”
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Në dekretin nr. 10604, datë 10.09.2017 “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, pas pikës 15, shtohet pika 16 me këtë përmbajtje:
16. Zonja Elisa Spiropali, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11037
Tiranë, më 05.01.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS/ ILIR META
Dekreti per Braçen
Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Erion Braçe, Zëvendëskryeministër
D E K R E T
PËR
EMËRIM ZËVENDËSKRYEMINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6171 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 15 prot., datë 04.01.2019,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Erion Braçe, emërohet Zëvendëskryeministër.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11034
Tiranë, më 05.01.2019
Dekreti per Çuçin
Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
D E K R E T
PËR
EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6179 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 21 prot., datë 04.01.2019,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Blendi Çuçi, emërohet ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11035
Tiranë, më 05.01.2019
Ministrat që u larguan:
Senida Mesi, Zv.kryeministre
Arben Ahmetaj, Ministri i Financave
Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe energjisë
Ditmir Bushati, Ministër i Jashtme
Lindita Nikolla, Ministrja e Arsimit
Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Sonila Qato, ministre e Sipërmarrjes dhe Biznesit
Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës
Ministrat që i zëvendësuan:
Erion Braçe, Zv.Kryeministër
Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë
Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe energjisë
Gent Caka, ministër i Punëve të Jashtme
Besa Shahini, ministre e re e Arsimit
Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Eduard Shalsi, Ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesit
Elva Margariti, Ministre e Kulturës
Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin