MENU
klinika

Pyeten edhe disa biznesmenë

Hetim pasuror për Tahirin, ish-ministri paraqitet në SPAK

24.06.2024 - 13:37

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK.

Sipas burimeve për mediat, Tahiri ka shkuar në SPAK për llogari të hetimit pasuror ndaj tij, të cilin e ka në dorë prokurori Elvin Gjokaj.Për këtë hetim janë marrë në pyetje më parë edhe disa biznesmen

Pak kohë më parë, Saimir Tahiri, la qelinë e burgut, pasi ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Tahiri doli më herët nga burgu, kur kishte vuajtur 1 vit e gjysmë, ndërsa pjesën tjetër do ta kryente në banesë.

Sipas vendimit të marrë nga gjyqtarja e Elbasanit, Matilda Fetahu, shkaku kryesor i lirimit me kusht ishte fakti që bashkëshortja e Tahirit për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mund të kujdesej më për fëmijët. Dhe për këtë arsye, kujdestarinë për fëmijët duhet ta kryejë Tahiri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prej 4 orësh 'të kyçur' në dhomën e këshillimit

‘Plas debati’ mes gjyqtarëve, duhet dënuar apo jo Tahiri