MENU
klinika

Euro 2024

Mbyllet pjesa e pare, Spanja udhëheq ndaj Shqipërisë

24.06.2024 - 21:55

Shqipëria luan me Spanjën në ndeshjen e fundit të Grupit B, aty ku do të kërkojë fitoren dhe kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të një kampionati Europian.

NGJARJET KRYESORE

43’ Olmo tenton me thembër të pasojë në qendër të zonës, Ajeti largon sferën në këndore.

41’ Harkim i Grimaldos nga e majta, sfera goditet nga Torres me kokë por kalon mbi traverse.

38’ Raja gabon në rivënien e topit, godet Laport por sfera i kthehet në dorë.

37’ Në vijimin e këndores, Strakosha grushton shkurtazi duke çuar sferën te Olmo i cili gjuan menjëherë, pro nuk gjen portën.

36’ Mitaj gabon në largimin e topit, sfera shkon te Olmo në zonë dhe vetëm ndërhyrja e Laçit shmang një gjuajtje në portë.

35’ Ferran Torres nga e djathta pason në shtyllën e dytë, Balliu largon sferën në këndore.

33’ Harkim nga e djathta në zonë për Hoselu, Ajeti largon jo pa vështirësi sferën para Strakoshës.

30’ Asani provon të harkojë në zonë nga distanca, por çon sferën direkt në fundore.

26’ Pas zhvillimit të një këndoreje, Strakosha largon me vështirësi sferën para katërkëndorit të tij.

24’ Asllani nis Bajramin në të majtën, anësori i sulmit vonohet dhe Vivian i heq sferën nga këmbët.

21’ Olmo provon nga e djathta me një gjuajtje të fortë, sfera nuk gjen katërkëndorin e Strakoshës.

17’ Spanja merr plotësisht kontrollin e topit, pasi tashmë iberikët qarkullojnë më me qetësi duke administruar mirë minutat.

13’ Pavëmendja e parë e mbrojtjes kushton shtrenjtë. Olmo nis Ferran Torres i cili i ikën pozicionit jashtë loje dhe gjuan drejt portës duke shënuar golin e avantazhit.

11’ Menjëherë një tjetër gjuajtje me kokë e spanjollëve, këtë herë me Hoselu i cili gjuan mbi traversë.

11’ Harkim nga Navas në zonë, Merino gjuan me kokë por gjen përgjigjen e Strakoshës, teksa më pas Ajeti largon në këndore.

8’ Navas harkon në zonë, Ajeti me kokë spastron zonën.

5’ Insistojnë kuqezinjtë në krahun e majtë me dyshen Bajrami-Asllani, të cilët në fund fitojnë një këndore.

3’ Grialdo del në sulm nga e majta, harkimi i tij në shtyllën e dytë gjen Mitajn i cili largon me kokë rrezikun nga zona kuqezi.

2’ Bajrami nga e majta harkon në zonë, asnjë nga sulmuesit kuqezi nuk ia del të gjuajë drejt portës spanjolle.

1’ Nis dueli në Dyseldorf.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.

Trajner: Silvinjo

Spanja: Raja, Hesus Navas, Vivian, Laport, Grimaldo; Zubimendi, Mikel Merino; Ferran Torres, Dani Olmo, Ojarzabal, Hoselu.

Trajner: Luis De La Fuente